Debat i ashpër në emisionin ”Rruga Drejtë” drejtuar nga moderatorja Arta Tahiri, ku sonte debatuan Ziadin Sela kryetar i LR-PDSH-së nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, si dhe zëdhënësi I LSDM-së Peter Shilegov.

Debati ishte fokusuar për cështjet aktuale në vend , shtyerjen e datës së zgjedhjeve, si dhe rasti më i freskët e ngritjes së iniciativës në Gjykatën Kushtetuese për abrogimin e neneve të ligjit për falje.

Ziadin sela foli për fenomenine e administratorëve që i merr BDI-ja. Dhe ndër të tjera  tha: ”Prindërit i ritin fëmijët, i edukojnë, i shkollojnë, harxhojnë para, e pasi mbarojnë shkollën e lartë dhe pastaj vjen BDI-ja dhe thotë. E di cfarë? Ti e përgatite për jetë që të kontribuoj për shoqërinë, dhe une tash do ta marr dhe do ta shtyej në punë që të rije  në shtëpi”. Ky fenomen do duhet të luftohet. Tha Sela.

Ndërkaq sa i përket temës së mediumeve Sela tha se: ”Nuk janë vetëm mediumet dhe ne tani hajde të thurim lavde që ja mediumet janë ata që BDI-ja i paska lënë të lira që të veprojnë.Janë gjithë ato informacione sa që është bërë formë biznesi. Fillojnë portalet të kritikojnë dhe realisht këta mediumet duhet të jenë opozitare , prandaj janë pushtet i katërt,. Nga ana tjetër këta menjëher i kanë mekanizmat për ti blejtë këto mediume dhe menjëherë ndryshojnë qëndrimet këto portale. Do të thotë në qoftë se ky është shembulli që duhet ta ndjekim prej BDI-së, ne nuk i kemi këto kapacitete sepse nuk kemi financa pa kufi që ju i keni nga 2001 e këndej dhe që i shfrytëzoni për gjëra të tilla dhe kjo është e kundërta e vlerave është antivlera. Dhe në qoftë se ju kerenoheni me këto gjëra, unë mendoj se ju nuk duhet të krenoheni. Për teë mos folur pastaj për manipulimin e vazhdueshëm që ju bëni shqiptarëve. Është simptomatike , nuk mund të bëhet një analizë për Marrëveshjen e Ohrit në momentin që ka një marrëveshje e cila është bërë për të shkuar në zgjedhje kjo është vetëm për qëllime politike. Dikur presidenti konsensual tani analiza e MO, pastaj monumentet. Këto unë do ti merrja shumë serioze në qoftë se do të bëheshin pas zgjedhjeve të 2014 dhe do të kishit kushte për të qeverisur. Përderisa këto nuk bëhen gjithcka është në funksion të manipulimit dhe nuk do të thotë që mediumet kanë liri vetëm për faktin që nuk e kritikojnë BDI-në. Mediumet duhet të merren me këto fenomene që unë vetëm disa i përmenda” tha Sela

 

Temë tjetër e dabatit të sotëm ishin edhe zonat e lira ekonomike , ku Ziadin Sela u ndal te Zona e lirë ekonomike e Tetovës dhe tha:”Të mos flasim për zonën e lire Ekonomike të Tetovës ku deri tani nuk ka kurfarë punësimesh  për shqiptarët ,ndërkohë që në zonat e tjera ekonomike jane punësuar mbi 50 mijë maqedonas. Në vitin 2011 kam patur një debat me Ministrin e atëhershëm të Ekonomisë Valon Saraqinin i cili tha se shumë shpejt për dy javë do vijnë ivestitorët!. Sot jemi në vitin  2016 dhe  kanë kaluar 5 vite dhe këto nuk turpërohen të shkojnë të rinjëve tu thonë se hajdeni të ju trajnojmë do ju japim nga 100 euro në muaj dhe menjëherë pas zgjedhjeve do të vijë investitori vetëm e vetëm që këta të rinjë ti kenë si trup votues.Edhe se kanë problem se këto para i ndan qeveria, njësoj si VMRO-ja ashtu edhe BDI-ja dhe janë para që qytetarët e Maqedonisë i paguajnë”

Pasi numërimit të gjithë këtyre fakteve Izet Mexhiti u ndje i hutuar, dhe për një moment u mundua të nxirrej , duke thënë se: ”Ka qindra punësime”duke mos precizuar se ku janë bërë këto punësime dhe me ndërhyrjen e Ziadin Selës se këto qindra punësimë a janë bërë ose priten të bëhen, Mexhiti u përgjigj se” priten”. Atëher z. Sela i tha se edhe në vitin 2011 në debat me ministrin e atëhershëm të BDI-së kishte marrë të njëjtën përgjigje se” priten të bëhen”. /fol.mk