Në emisonin “Rruga drejt…” në televizionin Alsat-M nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti pa fije turpi deklaron se: ”BDI çdoherë kur janë shkelur interesat e shqipëtareve ka shkaktuar krizë politike dhe ka prishur qeveritë duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme!!!”. Vetëm ta përkujtojmë Izet Mexhitin dhe BDI-në se interesi shqiptar u shkel më 9 dhe 10 Maj të vitit 2015 në Lagjen e trimave në Kumanovë, por BDI-ja nuk doli nga qeveria dhe nuk bëri asgjë. Të mos harrojmë që asokohe i gjithë aparati shtetëror me tërë artilerinë shtetërore, me mjete të fuqishme luftarake shkatërroi një lagje ku jetojnë 90% shqiptarë dhe BDI-ja nuk e panë të arsyeshme të shkaktojnë krizë mandej as nuk kërkuan dorëheqjen e ndonjë ministri apo funksionari të qeverisë. Po është e vërtet këta bëjnë krizë kur duhet të legjitimojnë Presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov me lojën që bënë në opinion gjoja nuk njohin Presidentin jokonsensual duke mashtruar opinionin dhe në anën tjetër asnjëher ky fakt nuk i pengoi dhe nuk i ndaloi që të bashkëqeverisin me VMRO-në dhe të bëhen mjet i realizimit të projekteve të VMRO-së./fol.mk