Në një takim me banorët e fshatit Hasanbeg në Shkup, kryetari i komunës Izet Mexhiti ka numëruar të mirat që i ka sjellë BDI dhe Ali Ahmeti për shqiptarët në Maqedoni, informon Zhurnal.

“Është hap një prospektivë e re për Shkupin, si do ishte Prishtina nëse nuk do e kishte universitetin i cili e solli dhe pavarësinë, si do ishte Kosova pa Rrugovën, pa Aganin pa plejadën të intelektualëve që dolën nga universiteti i Prishtinës madje dhe përfaqësuesit e shqiptarëve te ne kanë qenë student atje, hapja e universitetit Nënë Tereza është një prespektivë për ne si e meriton Shkupi, nuk flasim për dicka që është filozofike por dicka që preket që shijohet nga rinia shqiptare, gjithkund ka shqiptarë ishte ushtria e UÇK-së gjaku i tyre që edhe sonte janë familjarët e tyre, janë ushtarët e UCK edhe bijët e tyre e ruajnë Ali Ahmetin”, ka thënë më tej Mexhiti i cili shton se në secilin institucion gjenë shqiptarë të punësuar dhe flet shqip.

“Gjithkund ku hapet dera e ndonjë institucioni flitet shqip, këto të mira që i ka sjellë BDI i shijon secili shqiptarë pavarësisht a voton BDI, sot shumë më lehtë funksionon qyteti se këto të mira që i bën BDI nuk i bën vetëm për simpatizantët e saj por për gjithë shqiptarët, ne nuk kërkojmë votën për të mposhtur partitë shqiptare por për të vazhduar të mirat sepse e mira vjen ngadalë, kjo që ka ndodh në Strugë, Kërcovë e Shkup t’i ndodh dhe Kumanovës, Dollnenit”, sqaron më tej Mexhiti i cili tregon hapur se ka qenë pikërisht Ali Ahmeti ai i cili po bën historinë duke kthyer shqiptarët në origjinë.

”Ishte Ali Ahmeti ai i cili në Labunishtë hapi shkollën shqip jo rastësisht ndodhi kjo, ne bartës liste nxjerim atje që të kthejmë në origjinë dhe janë shqiptarë e nuk janë maqedonas musliman, është Ali Ahmeti që hap këtë kapitull të ri të shqiptarëve ortodoks që shteti i ka asimiluar”, ka thënë në fund të fjalimit të tij para të pranishmëve kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, transmeton Zhurnal.