Kryetari i Forumit rinor të BDI-së, Bledar Ziba është emëruar nga ana e KSHZ-së si kryetar i komisionit komunal të Strugës. Ky alarm vjen nga Lëvizja Besa në Strugë, e cila ka kërkuar që me urgjencë të bëhet shkarkimi i tij dhe për këtë të ndërhyjë edhe OSBE/ODIHR dhe institucionet e tjera.

“Ne si Rilindje me Besë shprehim dyshimin dhe indinjatën tonë se edhe në këtë proces zgjedhor do të tentohet të ketë manipulime të llojeve të ndryshme siç i kemi pasur në të kaluarën . Këtë shqetësim e shprehim nga shkaku se si është e mundur që Kryetari i forumit rinor të BDI-së, të emërtohet nga ana e KSHZ-së si kryetari i komisionit komunal të Strugës. Andaj bazuar në këtë fakt ne si subjekt publikisht pyesim KSHZ-në, se si e ka emëruar këtë person në atë detyrë, dhe njëherit pyesim se si të besojmë se edhe ky proces zgjedhor nuk do të keqpërdoret me të drejten më sublime të çdo qytetari e cila është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Si dëshmi të këtij reagimi paraqesim edhe fotografitë të bëra më date 26 nëntor 2016, takime me qytetarët”, thekson Lëvizja BESA në Strugë, shkruan INA transmeton fol.mk