Shkruan Ejup Berisha

Pyetje A duhet që liderët politik ta dëgjojnë zërin e qytetarëve apo këta duhet ta dëgjojnë zërin dhe ta realizojnë vetëmse vullnetin e bashkpunëtorëve të tyre më të ngushtë. Ne këtu në RMV tani aktuale e kemi këtë situatën e dytë që e shkrova më lartë. Liderët politik i dëgjojnë vetëmse zërat dhe i realizojnë kryesisht vetëmse ambicjet dhe dëshirat e bashkpuntorëve të tyre të ngushtë ndërsa vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve i anashkalojnë apo nuk i realizojnë fare. Pse atëher Partitë politike këtu te ne e mbajnë prefiksin Demokratike në emërtimet e tyre. Në një shtet Demokraci të vërtetë ka vetëm atëher kur dëgjohet zëri apo dhe realizohen kërkesat e qytetarëve e jo vetëmse kërkesat e përfaqsuesve politik. Pra kështu veprohet në Demokraci Të gjitha zgjidhjet apo sjelljet e tjera janë Aurokraci e pastër. Ani pse mbahen zgjedhje kur përfaqsuesit politik asesi nuk e marrin parasyshë vullnetin e qytetarëve në këtë rast ato zgjedhje pra edhe pse mbahen të njëjtat nuk kanë kurrfar rëndësie apo dhe peshë. Nëse në një shtet demokratik sovraniteti buron nga qytatarët atëher edhe përfaqsuesit politik duhet ta respektojnë vullnetin e sovranëve të tyre do të thotë atë të qytetarëve. Po nuk e bënë këtë gjë atëher mos të thonë se janë demokrat. Demokracia e vërtetë dhe e mirfillt në qendër të vemendjes e ka vënë realizimin e vullnetit të qytatarëve. Në një sistem të tillë pra ky dhe vetëm ky duhet të realizohet. Absurd përfaqsuesit politik te ne janë mësuar të lëvdrohen se janë demokrat por nuk janë aspak të tillë sepse te ta mungon gatishmëria dhe vullneti që të respektohet dhe zbatohet vullneti i qytatarëve. Këtyre ditëve në kuadër të një subjekti politik shqiptar këtu në RMV shpërthyen pakënaqësi te disa struktura lokale partiake në Kryeqytet për mënyrën e përzgjedhjes së ministrave të kësaj Partie që do të jenë pjesë e Qeverisë së re e cila duhet që në Kuvendin e Republikës të votohet këtyre ditëve apo më së voni ditën e Diel. Dhe strukturat udhëheqëse të kësaj partie këtë konflikt brenda partiak si duket nuk e zgjodhën duke e marrë parasyshë vullnetin dhe kërkesat e qytetarëve por të njëjtin e amortizuan përmes diktatit të imponuar nga ana e tyre. Sipas informatave që i posedojmë antarët dhe sipatizuesit e Partisë kërkonin që për Ministër të zgjidhej Izet Mexhiti një aktivist i palodhshëm gjatë fushatës parazgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve por sipas disa paralajmërimeve kontesti do të zgjidhet duke e respektuar villnetin dhe kërkesat e bashkpunëtorëve të ngushtë të Liderit të kësaj Partie A.A. Dhe a më tregon dikush se a sheh zbatim demokracie në këtë proces, ku është pra këtu demokracia a mund të më thotë dikush prej jush lexues të ndëruar. Rasti i zgjidhur në këtë mënyrë nuk është aspak demokratik sepse është zgjidhur prej lartë poshtë ndëesa do të ishte demokratik kur do të zgjidhej në relacionin prej poshtë lartë. Pra vetëm kështu mund të thuhet se kontesti është zgjidhur në mënyrë demokratike brenda subjektit politik shqiptar. Nuk është mirë që të mos zbatohen parimet dhe standardet demokratike kur kemi të bëjmë me këto raste. Do të themë se rasti i Izet Mexhitit i ngjanë asaj thënies së njohur që përdorej dhe përdoret akoma në Kosovë e që lidhet me Gjigantin metalurxhik industrial Trepça. Ajo thënie tngëllon kështu Trepça radi Beograd se gradi. Në rastin e mosmarrëveshjeve të fundit në subjektin politik shqiptar këtu te ne kjo parullë do të tingëllonte kështu Izet Mexhiti radi ali Artan i Bujar dobijuaju nezasluzno najvisoke funkcije u Vlladi Severne Republike Makedonije. Dhe këtë shkrim do za përfundoj me një pyetje drejtuar subjektve politike fituese të zgjedhjeve Pra a ka mundësi qëkëto subjekte politike këtu te ne të kontribuojnë për kthimin e Demokracisë në vendin tonë apo do të vazhdojnë akoma me autokracinë.