”Instituti për Zhvillim Ekonomik” – Tetovë sot ka dalë me kërkesë deri te Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekonomisë që të marrin masa të shpejta për furnizimin e tregut me “energensin peleta”.

“Pasi që në treg nuk gjendet aktualisht. Duke u nisur nga qëndrimi pozitiv i Qeverisë për lirimin nga TVSH-ja,  kjo energensë për ngrohje të amvisërive filloi t’i jep efektet pozitive. Amvisëritë u orientuan që të ngrohen me “peletë” dhe filloi të zvogëlohet ndotja e ajrit. Mirëpo mungesa do t’i detyrojë që të ngrohen me drunj, me këtë akt do të ndikojnë direkt në ndotjen e ajrit. Shpresojmë se do të keni konsideratë ndaj kërkesës sonë”, thonë nga “Instituti për Zhvillim Ekonomik” – Tetovë.