Studiuesit kanë zbuluar arsyen përse flokët thinjen në një moshë të caktuar ndërsa po kërkonin rreth kancerit të tumorit.
“Edhe pse e nisëm projektin për të kërkuar rreth kancerit të tumorit, ne përfunduam duke mësuar se si flokët bëhen gri. Me këtë njohuri, ne shpresojmë që në të ardhmen të krijojmë një përbërje aktuale që të sigurojmë gen-in e nevojshëm për korrigjimin e këtij problem,” – tha një Lu Le, një profesor i Universitetit të Dermatologjisë në Texas.
Sipas studimit, ai dhe disa studiues të tjerë zbuluan një proteinë të quajtur KROX20, e cila është e lidhur me zhvillimin nervor, e cila kthehet në qelizë lëkure dhe i thinj flokët.
Më pas qelizat krijojnë një proteinë tjetër që është faktor thelbësor për pigmentimin e flokëve. Ata e provuan këtë gjë te minjtë, dhe rezultoi që nëse ata nuk do të kishin proteinat KROX20 dhe SCF, atëherë qimet nuk do të merrnin ngjyrë gri.