Në një studim të publikuar në revistën Nature Medicine janë cekur efektet e mrekullueshme të shegës.

Shega është njëra ndër pemët më të shëndetshme për shkak se janë të pasura me antioksidantë dhe rrisin kualitetin e muskujve si dhe mund t’ua zgjasin jetën.

Kur hamë shega apo pimë lëng të shegës trupi jonë prodhon kemikate si Urolitin A. Urolitin A është testuar nga shkencëtarët për efektet e tij në zgjatjen e jetës dhe dhënies së fuqisë trupit.

Ajo ishte testuar në brejtës dhe minj duke ua zgjatur jetën për 45% më shumë.

Testimet në njerëz do të fillojnë së shpejti për t’u siguruar për efektet e dobishme të lëngut të shegës por sidoqoftë ju mund ta konsumoni atë pasi që ai mund t’iu sjellë vetëm dobi.

Gjithashtu, ato janë efektive edhe në çrregullimet e zemrës, tensionin  lartë, inflamacione dhe kancerin e prostatës.

Shegët e Afganistanit njihen si më të mirat në botë për përmirësimin e shëndetit tuaj