Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesat e PSP-së për të akuzuarin Dragan Pavlovic – Latas dhe ish-Zëvendës kryeministrin për Çështjet Ekonomike, Valdimir Peshevski. Gjykata e lartë, la në fuqi vetëm masën e konfiskimit të pasaportave.

Pa pasaportë mbetet dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët shtetërore, Lupço Georgievski, i cili së bashku me Peshevskin është akuzuar për keqpërdorim të mbi 150 milionë eurove, për ndërtimin e autostradave me kreditë kineze.

Me vendim të Gjykatës së Apelit, pa pasaportë mbetet edhe një punonjës i ministries së Brendshme, Nebojsha Stojakovic, i akuzuar në rastin “Thesari”, për blerjen e pajisjeve të monitorimit përmes kompanisë “Finzi”.