Me theks të veçantë, Edi Rama ka folur edhe  kapitenin Lorik Cana.

Shikoni se çfarë i tha Edi Rama kapitenit te KUQ e ZI-njëve që e bëri atë të qajë.

Rama, ka përmendur një rast interesant të ndeshjes me Serbine.

“Jam pishman që nuk e nxora telefonin për të xhiruar fjalimin tënd pas ndeshjes me Serbinë. Arkiva e futbollit shqiptar nuk do ta ketë kurrë atë moment të jashtëzakonshëm, ato fjalë të thëna me lotë në sy. Ishte një fjalim që nisi ringritjen për kualifikimin historik në Francë”, deklaroi Rama.

“Ti do të mbetesh gjithmonë kapiteni, që si në ditën e parë dhe të fundit. Një shembull për të tjerë më të rinj të talentuar, që në vend të Zvicrës, apo Kombëtareve të tjera zgjidhën Shqipërinë. I nderuar kapiten, ai karton i kuq të mori shansin të luaje me Shqipërinë tënde në stadiumin tënd në Marseille, por ti tregove lidershipin me sjelljen jashtë fushe, një kapiten i vërtetë me zemër të madhe”, shtoi Rama.