Dua Lipa fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër britanike” në Brit Awards ndërsa Stormz fitoi të njëjtin çmim në kategorinë e meshkujve, duke mposhtur Ed Sheeran.
Këngëtarja 22-vjeçare, e cila tashmë ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube të këngës “New Rules”, ka qenë favorite në duke u nominuar në pesë kategori të ndryshme.Këngëtarja e lindur në Londër në një familje të shqiptarëve të Kosovës ka nxjerr në shitje në vitin e kaluar albumin “Dua Lipa”, e cila menjëherë ka marrë kritika pozitive, shkruan ndër të tjerash portali serb B92.net

Pak pasi Kosova shpalli pavarësinë, ajo u transferua në Prishtinë, ku jetoi për dy vjet dhe më pas sërish u kthye në kryeqytetin britanik për karrierën e saj muzikore, raporton portali tjetër serb, blic.rs.Babai i saj, Dukagjin Lipa, është i njohur për hitet e sjella në gjuhën shqipe dhe e ka drejtuar atë si të ndërtojë një karrierë, shkruan më tutje në mediat serbe.