FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare
Arben Taravari në një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” ka nxjerrë me prova dhe fakte të gjitha “mashtrimet” e BDI.

Si fillimin është ajo e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, i cili ka ripërsëritur premtimin për ndërtimin e rrugëve. I bindur Osmani ka thënë se ndërtimi për rrugën do të fillojë në qershor, mirëpo nga 2019 dhe deri më sot në 2022, nuk është bërë asgjë.

Më pas është ajo e deputetit Artan Grubi dhe Osmanit përsëri të cilët shpresë plotë dhe me bindje shprehen se negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut do të fillojnë. Dhe ja ku jemi sot më 16 mars 2022 dhe nuk kemi asnjë sinjal për hapjen e negociatave.

14 Janar 2019, Bujar Osmani: Fillon ndërtimi këtë pranverë. Besoj se këtë pranverë do të fillojë ndërtimi i kësaj rruge.

29 Janar 2019, Artan Grubi: Do të takohemi përsëri. Me bindje ju them se pas qershorit, në qershor do të marrim datën për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

24 Mars 2020: Nga sot hyjmë në fazën e fundit të realizimit të qëndrës nga pavarësia e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Mos kemi asnjë dilemë ja dolën sepse e merituam.