Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dega Çair ka vendosur që kandidatë i BDI-së për kryetar komune në komunën e Çairit të jetë Visar Ganiu, ndërsa Bujar Osmani është emëruar  shef i Shtabit Komunal të Çairit për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Visar Ganiu do të jëetë kandidat i BDI-së për kryetar komune në Çair, ndërsa Bujar Osmani do ta udhëheq Shtabin Komunal të BDI-së në Çair. Besojmë se Bujar Osmani ta çojë edhe në një fitore të re BDI në Çair”, thonë nga BDI për Aktuale.mk