Ballina Lajme Maqedoni Ja ku u shënua temperatura më e ultë në Maqedoni

Ja ku u shënua temperatura më e ultë në Maqedoni

Temperatura më e ultë është shënuar në Berovë -24 gradë Celsius. Në Kriva Pallankë -23, Shkup dhe Veles -21, Manastir dhe Tetovë -20, ndërkaq më “nxehtë” në Gjevgjeli -8 gradë Celsius, transmeton Portalb.

Moti ftohtë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme. Temperaturat sot do të lëvizin nga -22 deri në -8 gradë celsius.

Moti i ftohtë me temperatura të ultë do të vazhdojë deri të premten e javës së ardhshme.