Akoma pa kaluar 24 orë nga nënshkrimi i platformës së përbashkët  të partive politike shqiptare, ka filluar një “luftë” e ashpër  në rrjetet sociale ndërmjet dy eksponentëve të lart të dy partive nënshkruese të kësaj deklarate.

Fillimisht Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi me anë të një “shakaje pa kripë”  , me një fjalor shumë të ulët  provokon anëtarësinë edhe   kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin ku në mes tjerash ka   shkruar: “Me qenë mes dilemës a të vdes apo të bëhem bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit, pa asnjë mëdyshje kisha vendosur të vdes! Më mirë të vdes faqebardhë se i njollosur duke qenë në një parti me Ali Ahmetin”. 

Si reagim ndaj këtij postimi   vjen  edhe kundërpërgjigja e menjëhershëme  e anëtarit të lartë të BDI-së , ministrit të ekonomisë në detyrë, Driton Kuçi,  i cili duke ironizuar Afrim Gashin ia kthen  me një fjalë turke “jangllësh” që  deridiku asocion me epitetin që i mveshet  lëvizjes  Besa si  Lëvizje me orientim proturk në Maqedoni. 

Ja edhe kundërpërgjigja e z Kuçi:

“Nuk urojmë askënd të vdes, por vdekja e secilit nga ne do të mërzis miq e familjarë, ndërsa mos unifikimi i faktorit politik shqiptar do të mërzis mbarë kombin.
Nuk di se në “vazife” të kujt je, po kush do që të mëson “jangllësh” e ka.

Aman mos vdis!

Turp!