Labinot Gashi – Labi, për shumë vite ishte pjesë e Televizionit 21, e tani që është larguar është bërë lajm i medieve rozë.

Si duket arsyeja e largimit të tij ishte kërkesa për rritje page.

Por, ajo që mbetet dilemë tani për tani është se kush do ta zëvendësojë Labin tani që nuk është pjesë më e TV21, transmeton gazeta Express.

Dy opsione janë që emisionin që ka udhëhequr Labi, “Një kafe me Labin”, ta bëjnë njëri nga dy bashkëpunëtorët e tij, Blerona Zeqiri ose Visar Kalludra.

Express do t’ju mbajë të informuar me të rejat në vazhdim. Gazeta Express