Rita Ora ka treguar parajsën në të cilën është

Ajo është në pushime në Xhamajka bashkë me disa shoqe.

Pasi që doli topless, fotografi që i postoi njëra prej mediave më të fuqishme në Britani, Daily Mail, Rita është parë duke kërcyer në një vend, ku uji duket si kristal.

Madje këtë kërcim Rita e ka quajtur sfidë.

Por, vendi si duket në video është aq i bukur saqë mund të konsiderohet një parajsë e vërtetë.

Rita, pas këngës “Your Song” pritet që në muajt e vjeshtës të kthehet edhe me projekte të reja, sidomos në sferën muzikore por edhe në film.