Sipas informacioneve jozyrtare, politikani i vrarë mbrëmë në Shkup është nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për L.T. (68) ish kryetar i degës së VMRO-DPMNE-së në komunën Kisella Vodë të Shkupit.

Policia e ka gjetur atë të vdekur në pragun e dhomës së ditës. Dëshmitare ka qenë bashkëshortja e tij. Sipas saj, deri sa kanë qenë në dhomën e ditës me bashkëshortin, ka arritur djali i tyre, e ka thyer derën e hyrjes, e ka larguar nënën e tij dhe më pas e ka sulmuar babain L.T.

Djali (41) pas vrasjes është arratisur nga shtëpia, por më vonë është paraqitur në Emergjencë, duke kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të plagës me thikë në dorën e djathtë, shkruan Gazeta Lajm. Ai është arrestuar dhe është dërguar në stacionon policor në Kisella Vodë. Trupi i pajetë i ish politikanit është dorëzuar për obduksion.