Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zekirija Ibrahimi edhe zyrtarisht do të kandidojë për kryetar në komunën e Çairit, përcjell Zhurnal.

Ibrahimi do të sfidojë Visar Ganiun nga BDI si dhe Faruk Avdiun nga Aleanca për Shqiptarët.

Ibrahimi ka gjasa të mëdha për fitore në këtë komunë duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit në dhetor të vitit të kaluar.

Ndryshe, Ibrahimi njëherit është edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Zhurnal.mk