Akademikja K.QULLAVKOVA, mbase duhet të ketë frikë nga ky lloj i BASHKËJETESËS. Sepse fundja JETESA është mënyra e të jetuarit e që shqiptarët shpenzimet për jetesën e tyre i bartin vetë. Ndërkaq Bashkëjetesa është e normuar sipas kutit të supremacionit maqedonas ndaj shqiptarëve.Kjo logjikë e të menduarit sipas konditave të matricës së Qullavkovskës dhe disave të ngjashëm, e bënë që BASHKËJETESA këtu tu duket se ka ,,ÇMIM TË LART,, !
Madje, PSE çmim të lart ? Sepse,shqiptarët janë bashkëanëtarë të kësaj shoqërie, e mendjet si Qullavkova nuk i llogarisin të tillë; shqiptarët janë bashkëatdhetar të këtij shteti e këta nuk i numërojnë si të tillë; e shqiptarët janë bashkëkonstituent të këtij shteti e këta nuk i barazojnë si të tillë.
Ja pra pse kësaj matrice të të menduarit, Bashkëjetesa ju duket se do të ketë çmim të lart !
(q/a)