Ai shijoi pushime të nxehta bashkë me gruan dhe fëmijët e tij në plazhet e Meksikës.

Por, me t’u kthyer këngëtari Mehedin Përgjegjaj, i njohur më mirë si Meda, ka filluar angazhimet profesionale dhe mbrëmjet e ndryshme muzikore.

Ai ka nisë një tur disa ditor të koncerteve në Amerikë, ku do të performojë për ‘Ditën e të Dashuruarve’, bashkë me këngëtaren Vjollca Haxhiu.

Por, edhe pse larg, Meda sigurisht se do të kujdeset për një dhuratë të veçantë për bashkëshorten e tij Lulen për këtë festë të veçantë.