Getoar Selimi, duket se nuk po mjaftohet vetëm me muzikë.

Veç realizimit të këngëve të tij, por dhe të labelit muzikor “Babastars”, të cilin e udhëheq prej vitesh, duket se tashmë i ka hyrë dhe një tjetër profesioni.

Në një foto të postuar në profilin e tij në Instagram, reperi nga Kosova shfaqet me një aparat në dorë, duke koordinuar diçka përpara tij.

Se cili ka qenë objektivi i Ghetty-t, kjo mbetet ende për t’u zbuluar, por nga sa shikojmë, këngëtari ka një përqëndrim maksimal për të realizuar çdo gjë mirë.