Një anketë e re e realizuar nga një Institut për hulumtimin e opinionit publik në Maqedoni për nevojat e një përfaqësie diplomatike në Shkup nxjerrë të dhënat e rejtingut të partive politike në kampin maqedonas dhe shqiptar.

Anketa është dërguar në adresën e INA, ku shpalosen detaje rreth rejtingut të partive politike. Në këtë anketë BDI vazhdon të jetë partia udhëheqëse në skenën politike, ndërsa partitë opozitare bashkërisht kanë fuqinë më të madhe të votës. Pas BDI sipas të dhënave renditet LR-PDSH, më pas PDSH, BESA dhe partitë e tjera.

Sipas kësaj ankete rejtingu i partive shqiptare është ky si vijon:

BDI- 4.5

LRPDSH- 2,4

BESA -1.6

PDSH-1.4

UNITETI-0,8

RDK- 0,5

Ndërsa në kampin politik maqedonas VMRO-DPMNE me partnerët e koalicionit, “Për Maqedoninë së bashku” vazhdon ti prijë valles me 21.4% të elektoratit. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe koalicioni saj ka 17.6%. Me mbështetje prej 3.9% llogaritet blloku i posa formuar mes Partisë Demokratike të Pavle Trajanovit, DOM-it të Liljana Popovskës, “Të Bashkuar për Maqedoninë” e Lube Boshkovskit dhe FRODEM, e disidentit Jove Kekenovskit i cili kohë më parë u largua nga partia amë e VMRO-DPMNE-së. Partia Liberale e Maqedonisë rradhitet në vijim me 2.1%, ndërsa 0.3% për Opcionin qytetar të Maqedonisë të udhëhequr nga Stevce Jakimovski.

 

VMRO-DPMNE 21.4%

LSDM 17.6%

Blloku i PD,DOM,BM dhe FRODEM 3.9%

PLM 2.1%

OQM 0.3%

 

Në këtë anketë theksohet se qeveria e ardhshme duhet të jetë e fokusuar në zbatimin reformave në drejtësi, integrimet euroatlantike duke përfshirë zgjidhjen e kontestit të emrit si dhe çështjet e hapura të shqiptarëve në planin e avancimit të pozitës së tyre. (INA)