Lëvizja për Reforma-PDSH mbrëmë ka themeluar shtabin zgjedhor në komunën e Haraçinës.

Pjesëmarrja e kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela në këtë takim zgjoi kurreshtjen e më se treqind haraqinasve të pranishëm në këtë ngjarje, të cilët kishin ardhur për të shprehur mbështetjen për platformën e LR-PDSH-së dhe për të bashkëbiseduar për problemet që tangojnë Komunën e Haraqinës.

Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela ka informuar për qëndrimet e LR-PDSH për zhvillimet aktuale, duke theksuar se shqiptarët njëherë e përgjithmoinë duhet ta godasin të keqen që po u ndodhë. Ai tha se partia që drejton ai ka programin më të mirëfilltë për avancimin e shqiptarëve, duke përfshirë segmente kyçe dhe duke i dhënë goditje diskriminimit. Sela ka thënë se Haraçina si një nga paralagjet e Shkupit kurrë nuk ka qenë më keq dhe se është ndër komunat më të diskriminuara në rajonin e Shkupit.

Në takim, të pranishmëve i është drejtuar edhe nënkryetari i LR-PDSH Agon Ferati, Sekretarja e përgjitshme e Asamblesë së femrave Arlinda Memetaj.

Kryetarë të shtabit u zgjodhën politikologu Driton Nebiu dhe prof. Naser Sinani.

lrpdsh2-300x225

14359075_616224958577722_5581902828397436959_n

 

14433020_1457969377552390_7381572439386119537_n