Jo vetëm në Shqipëri, kanabisi lulëzon edhe në Itali. Bëhet fjalë për një zonë në Kalabri, ndërsa revista italiane “L’Espresso” e ka cilësuar si “Kolumbia në Itali”

Përveç kësaj një reportazh i zgjeruar tregon për problemin shqiptar, për kanabisin e jugut të Shqipërisë që po mbyt Italinë. Rruga kryesore është pikërisht ajo me skafe, të nisur pjesa më e madhe nga Vlora.

“Është natë e errët në kanalin që bashkon Otranton me Borshin, 90 km nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Vetëm hëna ndriçon atë pjesë të detit dhe vihen re gjurmët që lë një motor uji i lëshuar me gjithë shpejtësinë drejt brigjeve pulieze. Ai që e drejton është një djalosh, pak më i madh se 18-vjeç, i punësuar nga bandat kriminale shqiptare. Në çdo anë të motorit të ujit ka 200 kg hashash i rritur në malet e Gjirokastrës. Ai e di që ka vetëm 50% mundësi për të përmbushur misionin për të cilin është ngarkuar. Shumë nga bashkatdhetarët e tij ia kanë dalë. Vetëm se atë natë, patrullat detare të “Guardia di Finanza” së Barit, mbikëqyrin bregdetin me motoskafë të fuqishëm, që dikur ishin në duart e kontrabandistëve të cigareve”, shkruan ndër të tjera revista italiane.

Sipas një zyrtari të policisë një kg kanabis, i siguruar direkt nga plantacionet shqiptare kushton maksimumi 200 euro. Në Itali, shitet 10 mijë euro.

Kjo do të thotë se me një ton, klani mafioz ka fituar 10 milion. Ai thotë se në tre vitet e fundit është sekuestruar më shumë se 11 ton. Guardia di Finanzas thekson se në Shqipëri prodhohet 900 ton kanabis çdo vit./tvklan