Këshilltari i ASH-së në komunën e Kumanovës, Osama Muadini, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas reagimit që ka bërë, nga puna si zjarrëfikës është larguar, Bojan Iliç, vëllai i Boban Iliçit, vrasësit të vogëlushit pesëvjeçar nga Kumanova, Almir Aliut. Edhe Bojan Iliçi ishte i përfshirë në përleshjen fizike që ndodhi para dhe pas momentit të tragjedisë në Kumanovë, në vitin 2016.

“Më në fund një lajm i mirë!
Vëllau i Boban Iliç, vrasësit të Almirit, largohet nga puna!
Pas reagimit tim, bashkë me mjetet e informimit, lidhur me punësimin e Bojan Iliç në Njësinë e Zjarrfiksave, ai largohet nga puna”, shkruan Osama Muadini, këshilltar i ASH-së në komunën e Kumanovës.