Edhe pse fillimisht LSDM pretendonte se kryeministri Gruevski do të japë dorëheqje vetëm tre ditë pas publikimit të të ashtuquajturave “Bomba” të opozitës, një gjë e tillë nuk ndodhi…

Gruevski do të dorëhiqet vetëm tre muaj para zgjedhjeve të parakohëshme të prillit, ashtu sic u morën vesh liderët me marrëveshjen e Përzhinos.

Nga LSDM thonë se Gruevski nuk jep dorëheqje pasi është I përfshirë në më shumë afera kriminale dhe dëshiron të shpëtojë veten duke fituar kohë.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, në një intervistë për Evropën e Lirë, thotë se prandaj opozita kërkon dorëheqjen e prokurorit publik, për ti mundësuar drejtësisë të thotë fjalën e saj.

Gjithashtu sipas tij, edhe MTV është pjesë e kërkesave për tu mundësuar qytetarëve të informohen drejt për të gjitha rastet, sidomos për bombat. Marrëveshja e Përzhinos sipas tij, në njëfarë mënyre plotësoi këto kërkesa.

Por Shilegov sërisht taktizon kur bëhet fjalë për njërën prej “Bombave” të ashtuquajtura të nxehta, që LSDM e paralajmëroi që në fillim dhe ende nuk e ka publikuar. Atë për rastin ‘Monstra”. Opinioni publik, por më tepër familjarët e të akuzuarve dhe të të vrarëve në këtë rast, presin ende përgjigje. Shilegov thotë se të gjitha rastet do ti dorëzohen prokurorit special.

 “Jo vetëm për Smillkovcin. Ne jemi transparent në të gjithë procesin, do të insistojmë që edhe  prokurori special të jetë transparent në veprimet që do të ndërrmarë për të gjitha dëshmitë që do ti dorëzojmë . Opinioni do të informohet përmes këtij prokurori special. LSDM do të kthehet në Kuvend ku do të formohet Komision anketues  për përgjimet, dhe në këtë mënyrë do ta informojmë opinionin. Por rreth rastit të Smillkovcit u bë më shumë zhurmë” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Shilegov me përgjigje taktizuese edhe rreth ndryshimit të deklaratave reth rastit Monstra nga ana e liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Sipas tij Kur u publikuan bisedat për Sopotin asgjë nuk ndryshoi dhe kjo e bëri LSDM-në të besojë se asgjë nuk do të ndryshojë as nëse publikohen bisedat për “Monstrën”.

“Në rastin “Monstra” dhe në rastin e liqenit të Smillkovcit, nuk kemi ndryshuar asgjë në deklaratat tona. Ne i publikuam bisedat  e përgjuara për Sopotin , reth veprimeve jo të moralshme apo joligjore, edhe për Lube Boshkovskin. A ndryshuan gjërat? Asgjë nuk ndryshoi. Edhe nëse e publikonim “Monstrën”, nuk do të ndikonte tek prokuroria publike, sic është ky institucion tani dhe në këtë sistem gjyqësor që kemi aktualisht” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

I pyetur ndërkohë nëse LSDM do të marrë pjesë në zgjedhjet e 26 prillit nëse nuk sigurohen kushtet pararpake që atë të jenë korrekte, Zëdhënësi i LSDM-së me përgjigje.  Ne kemi plan B por është ende herët të flitet në kontekst negativ për një marrëveshje që sapo ka filluar të vihet në jetë. Do ti japim një shanc kësaj marrëveshjeje. Variantet rezevrë janë vetëm nëse ky procesh shkatërrohet,  thotë Shilegov në intervistën për Evropën e Lirë.