rsz_qenanShkruan :Qenan Aliu

Hapi i parë,

– Të mblidhet me urgjencë parlamenti ( për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe bllokimit institucional të shtetit -këtë e lejon kushtetuta ) për ti ngritur IMPIÇMENT kryetarit Gjorgje Ivanov për shkak të suspendimit të sistemit juridik (këtë e mundëson kushtetuta). Presidenti nëse nuk jep dorëheqje parlamenti duhet ta shkarkojë.

– Gjykata Kushtetuese vendimin e Ivanovit për shkak të kapjes së pes gjyqtarëve të gjykatës nga pushteti nuk mund ti lihet në dorë atyre por edhe për shkak të faktit se bëhet fjalë për AKT indivudual administrativ që gjykata mund të shpallet si jo kompetente për vlerësimin e sajë.Por sipas gjitha gjasave Vendimi i Ivanovit për abolime për disa lëndë mund të ketë karakterin edhe të aktit të përgjithshëm të cilën Gjykata Kushtetuese së bashku me ekspertët e fushës të analizojnë dhe ta ÇFUQIZOJNË si kundër ligjore. Ky vendim është i sjellur në ligj thuaja se inegzistent sepse me abrogimin e Ligjit për plotësime dhe ndryshime të Ligjit për Falje të 2009 , ligji i vititt 1993 është i pazbatueshëm, andaj presidenti fare nuk ka mundësi ligjore të bëjë asnjë falje e jo më abolicion, deri në sjelljen e ligjit të rri nga parlamenti. Kjo është SKANDALOZE.

– Parlamenti të zgjedhë qeveri të ashruquajtur të shpëtimit kombëtarë e cila do të vazhdojë me reformat sipas raportit të Pribes dhe të organizojë zgjedhjet (me vendimin e parlamentit) të përbashkëta me ato lokale dhe presidenciale në mars 2017-të, duke inkorporuar dispozitë ligjore që të gjithë ata për të cilët ka të ngritur procedurë hetimore, që do të jenë në procedime gjyqësore apo kuptohet edhe me vendime të gjykatës (duhet evituar prezumcionin e pafajësisë) -të mos kenë të drejtë të gjenden nëpër listat zgjedhore. Në të kundërtën modeli proporcional do të mundësojë që përsëri protagonistët e çfaqjes së krizës në vendë si të korruptuar dhe të zhytur në krim në skajshmëri, përsëri të përfaqësojnë në parlament tani si deputet me imunitet. Kjo do të ishte e pakuptimtë.

– Kjo është rruga e vetme institucionale të cilën detyrimisht ta menaxhojë faktori ndërkombëtarë, në të kundërtën duhet të vlejë formula e Ygos -LIGJI NË RRUGË -.

Miq të dashur, MEGA krimet dhe MEGA të korruptuarit nuk mund të abolohen bile as nga parlamenti e lëre më nga presidenti jolegjitim Ivanov, i etabluar në këtë post me procese zgjedhore tani më të identifikuara si kriminale dhe të falsifikuara