Sonte ndotja e ajrit në Tetovë dhe rajonin e Pollogut  ka kaluar kufijt e  lejuar sipas rregullores së  Unionit Evropjan  të grimcave  PM 10 prej 50µg/m³  edhe atë për mbi 20 herë mbi  kufijt e lejuar. Në kë to orë ndotja  është regjistruar 996µg/m³ që i bie  më e larta brenda këtij viti.

Në  këto kushte kur ndotja e ajrit tejkalon kufijtë me mbi 20 herë,  do të kishte qenë normale që autoritetet lokale  ose Ministria e Ekologjisë duhej të shpallte gjendjen  e jashtëzakonshme dhe të mbyllinin  çerdhet, shkollat fillore dhe të aplikojnë regjim tjetër të trafikut. Të vetmit që kanë ngritur zërin deri në këto  caste   ne profilet  e tyre   në facebook jane lideri i  Eco Guerilas Arianit Xhaferi dhe Lëvizja  Nëna dhe fëmija.

Në vazhdim ja dhe shënimet e tyre:

Arianit Xhaferi- Unë nesër nuk e dërgoj djalin tim në shkollë, në vend të tij do shkoj unë.
Ju bëj ftesë dhe prindërve të tjerë që kanë fëmijët në shkollën LIRIA që nesër në ora 13:00 të vijnë para shkollës pa fëmijët dhe të takohemi me autoritetet e shkollës. Është për shëndetin e fëmijëve tanë!
Presim nga KOMUNA shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
‪#‎bojktojmë‬

Lëvizja Nëna dhe fëmija  –  Te nderuar vendosem ad hoc te perkrahin idene dhe inicijativen e qytetareve per te bojkotuar mesimin neser per femijet tane. Gjithe ata qe kane femije ne shkolle duhet te perkrahin kete iniciative duke mos i derguar femijet ne shkolle. Sonte ndotja arriti kulminacion 996 PM10 dhe akoma jemi ne prag te dimrit. Femijet tane nga neser bojkotojne mesimin duke mos pranuar te eksponohen ne helmim derisa nuk ka masa konkrete nga pushteti lokal dhe qeveritar. Bashkangjituni edhe ju. Ti themi jo helmimit.

nena dhe femijaarianit