Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) i siguroi të gjitha kushtet për funksionim pa pengesa të kopshteve dhe për kujdes pa pengesa për fëmijët, thekson MPPS në kumtesën pas shkresës së sotme nga Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) prej nga akuzuan se të punësuarve në kopshtet për fëmijë, shkollat fillore dhe të mesme nuk u vazhdohen marrëveshjet për punë, përcjell Fol.

MPPS thekson se tashmë është duke bërë analizë të hollësishme të çdo institucioni veçmas që gjatë këtij viti, siç qëndron në kumtesë, do të rezultojë me zgjidhje të përhershme të problemeve kadrovike të cilat në kopshte i krijoi Qeveria paraprake, duke i mbajtur edukatorët, prindërit dhe fëmijët në pasiguri të vazhdueshme.

“Përkujtojmë se në 11-të vitet e fundit në mënyrë sistemore është shkelur mbrojtja e fëmijëve dhe është bërë mungesë e kuadrove në kopshte prej më shumë se 2.000 njerëz. Siç njoftuam tashmë, me Buxhetin për vitin 2018 siguruam mjete për 200 punësime të reja në kopshte, për rritjen e pagave për të punësuarit në kopshte për pesë për qind, mjete shtesë për shpenzime materiale për funksionimin e kopshteve”, thekson në kumtesë MPPS-së. /Fol/