Shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca ka thënë se në mbledhjen e kryesisë u diskutua për problemet e brendshme të VV-së. Ai ka theksuar se VV-ja po i konsideron lojëra politike zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale.

Megjithatë, ai përsëriti se VV-ja qysh nga fillimi ka qenë dhe është kundër kësaj gjykate.

“VV është kundër gjykatës speciale, argumentet i dini. Në anën tjetër jemi duke i konsideruar edhe lojërat politike që po bëhen në lidhje me gjykatën speciale”, tha Konjufca pas mbledhjes së gjatë të kryesisë së VV-së.

“E vetmja që ka ndryshuar PDK-ja qëndrimin për specialen është PDK’ja”, shtoi ai, duke kujtuar se LDK, që bashkë më deputetet e PDK_së votuan pro gjykatën, vazhdon ta përkrah specialen, derisa VV, AAK e NISMA kundërshtuan çdo herë.

“Na duket e çuditshme ndryshimi i PDK’së për këtë çështje”, tha ai.

Konjufca ka theksuar se me sa janë në dijeni nisma e 43 deputetëve të kuvendit të Kosovës për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka dështuar, pasi tre prej tyre kanë tërhequr nënshkrimet. /Telegrafi/