Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) Katica Janeva në një intervistë për DW është shprehur e bindur se ky institucion Ad-hoc do të fitojë mundësinë që deri në fund të përfundojë punën e saj për të cilën është krijuar.

Janeva u bëri thirrje qytetarëve të cilët posedojnë inçizime ose dëshmi për vepra kriminale edhe më tej të bashkëpunojnë me PSP-në.