Politikani serb me përvojë, Vuk Jeremiq i cili tani është udhëheqës i Partisë Kombëtare i ftuar mysafir në TV pohon se njerëzit e afërt në të regjimit të mposhtur të Nikolla Gruevskit janë në panikë bëjnë çdo përpjekje për të tërhequr paratë e fituara përmes formës së korruptuar të qeverisjes dhe për atë kanë marrë ndihmë edhe nga autoritetet serbe, përcjell Fol.

Ai u bëri thirrje autoriteteve serbe që të fillojnë një hetim për marrëdhëniet në mes drejtorit Vojislav Sparval të kompanisë SCMG e cila bleu kombinatin 14 tetori nga Krusheva me ish-qeverinë e Maqedonisë, Fol.

”Ata janë njerëzit e atij regjimi dhe mbi të gjitha Sasho Mijallkovi, ish-kreu i Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe “dora e djathtë” e Gruevskit, i cili filloi me panik të tërheqë paratë e fituara përmes aktiviteteve të korruptuara në Maqedoni dhe t’i vendosë në skema të ndryshme, përmes oazave të taksave, Holandës, dhe në rastin e “14 tetorit”, përmes Republikës Çeke”, ka thënë Jeremiç për ‘TV Nasha’.

Ai theksoi se sipas ligjeve serbe, marrëveshjet e drejtpërdrejta të shit-blerjes lejohen vetëm në “raste të veçanta”, ndërsa “konkretisht në këtë rast, është ajo që këtë vit në Maqedoni është regjimi diktatorial dhe thellësisht i korruptuar i Nikolla Gruevskit, vëllai politik binjak i kryetarit serb Aleksandar Vuçiq”.

Jeremiç paralajmëroi se “në Maqedoni është duke u zhvilluar një hetim serioz, duke përfshirë pjesëmarrjen ndërkombëtare, si për Mijallkovin, ashtu edhe për persona të tjerë nga ish-regjimi maqedonas”. /Fol/