Libri dhe leximi na japin jo vetëm njohuri, por edhe na shtojnë lumturinë. Në këtë përfundim kanë arritur një grup studiuesish italianë në Universitetin e Romës, të cilët kanë kryer një anketim me lexues dhe jo lexues.

Sipas të dhënave, rezultoi se indeksi i lumturisë tek lexuesit ishte 7.44, ndërsa tek jo-lexuesit, 7.21. Dhe nuk mbaron me kaq. Disa nga avantazhet e tjera të leximit janë këto:

  • Të lexosh është njëfarë terapie!

Quhet biblioterapia dhe na ndihmon ta heqim mendjen nga hallet dhe problemet e përditshme, transmeton javanews.

  • Promovon pozitivitetin!

Qendra Kërkimore e Universitetit të Romës, arritën në përfundimin se lexuesit kanë më shumë gjasa të jetojnë emocione pozitive sesa ata që nuk hapin një libër me vite të tëra.