Këngëtarja e njohur prej gati një viti është shpërngulur në Australi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël. Duke qenë se tashmë kanë nisur një jetë të re, angazhimet e tyre i bëjnë që të mos jenë shumë në kontakt me fansat e tyre. Për këtë arsye, një postim i Vesës është keqinterpretuar, përpara se ajo të kishte mundësi të shpjegohej.

Ajo kishte shkruajtur: “Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë.” Ky postim, u mor si shprehje racizmi kundrejt njerëzve me ngjyrë. Prandaj këngëtarja ka vendosur të bëjë një tjetër postim, ku i kërkon falje të gjithëve për keqkuptimin.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale. e që unë e postova në Instastory. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt ështe gjëja e fundit që mund të bëj). Tjetër herë do të kem më shumë kujdes me postimet e mia.”