Koment/  fol.mk

 

  Në vendet demokratike të botës, me norma ligjore janë të përcaktuara se çka duhet qytetarëve t`ua bëjë publike  politikani që emërohet apo zgjidhet në një zyrë të lartë shtetërore. Edhe këtyre si gjithë qytetarëve ju mbrohen me norma privatësia e tyre dhe jeta e tyre private dhe familjare .

          Pas materialeve të përgjuara  në kundërshtim me ligjin në Maqedoni, ditëve të fundit në rrjetet sociale u publikuan audio-inçizime nga biseda private në mes figurave publike. Ndër ata ishte edhe audio – inçizimi në mes dy funskinarëve të Bdi-së z. Musa Xhaferit zv/kryeministër në qeverinë e Maqedonisë dh zonjës Ermira Mehmeti deputete nga rradhët e kësaj partie.

          Ky skandal mori jehonë të madhe në shoqëri , por akoma i pa verifikuar nga organet përkatëse për autenticitetin e bisedës në fjalë. Sipas  pronocimeve të protagonistëve ,të njëjtën e cilësojnë si shantazh dhe material të montuar me qëllim të kompromitimit dhe denigrimit të imazhit të tyre si politikanë dhe dëmtimit të partisë në përgjithësi. Protogonistët pohuan se publikimet e tilla dalin nga qarqe antishqiptare të cilat sipas tyre duan te dëmtojnë reputacionin e tyre dhe të partisë që përfaqësojnë.

          A kanë të drejtë qytetarët të dinë çdo gjë për përfaqësuesiit politik të tyre?

          Po kanë të drejtë deri në çështjet të cilat lejohen sipas ligjit dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në frymë të kaptinës së saj e cila paraqet se çka është dhe çka nënkuptojmë e privatësinë, jetën personale dhe familjare.

          Skandali i publikuar, tani mbetet që protagonistët e apostrofuar të kërkojnë të drejtën përmes organeve gjyqësore, ndërsa pas verifikimit të autenticitetit të materialit , poqëse provohet si i montuar dhe i ngjitur, por pa edhe këtë fakt të mundet të ngritet procedur penale kundër atyre që lëshuan në qarkullim materialin në fjalë. Deri në kët moment mbetet në perceptimin e protagonistëve të vendosin për dorëheqjet e tyre nga skena politike apo për mos dhënjen e dorëheqjes. Ky akt fare nuk do të nënkuptonte fajësimin e tyre deri në plotëfuqishmërinë e procedurës gjyqësore, për amoralizimin e politikës nga ana e tyre , por thjeshtë si një akt për të cilin vetë duhet të vlerësojnë se a duhet apo nuk duhet reflektuar në këtë aspekt.

          Sipas rregullit bazë ndërkombëtarë, shkelje të privatsisë – kemi atëher kur publikohen fakte private për dikë që ka një pritshmëri të arsyeshëme të privatsisë për to dhe së dyti, kur zbulimi i atyre fakteve është shumë fyes dhe e prek dinjitetin e atij personi.

Mbase, në “ Jurisprudencën e privatsisë “ është i vlefshëm parimi sipas të cilit, ai që jeton në një shtëpi të xhamit/qelqit – nuk e ka të drejtën e gjuajtjes së gurëve !

Sepse për të vetëmen arsye se, jeta publike është ekspoziturë mbi qelq.

Mbi këto parime portali  fol.mk j do të respektoj privatësin e gjithsecilit.

©fol.mk