Pas paraqitjes skandaloze të zv.Drejtorit të Elektranave të Maqedonisë dhe një familjar i afërt i kryetarit të BDI-së, Fatmir Limani, në të cilën ai akuzoi ish bashkëluftëtarët e tij Qufën, Çelën dhe Mësuesin pse nuk kanë sjellë ligj për zgjidhjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, por edhe ish bashkëluftëtarë të tjerë që u vranë dhe u arrestuan në ngjarjet e Kumanovës duke i trajtuar si terroristë ordinerë, me reagim në profilin e tij sot është paraqitur edhe deputeti i Unitetit, Zulfi Adili – Qufa .
Ja çka ka shkruar komandant Qufa në reagimin e tij:

“REAGIM
Në interes të njoftimit të drejtë të opinionit, pas shkrimit të disa portaleve pro-qeveritare se “unë i frikoheshkam dikujt” prandaj i paskam ikur debatit me të.
Është e vërtetë se “Qufa” di “aq shumë për udhëheqësinë e ish-partisë së tij”, sa që asnjë nga ata nuk pranojnë të ballafaqohen publikisht me “Qufën”.
Në parim, miqësia ime me shokët vazhdon dhe unë i respektoj idetë e tyre politike, kuptohet, ata që kanë karakter dhe mendje të hapur. Është vetëm Zoti ai të cilit i frikësohet Qufa.
BDI dhe portalet e saj që kanë pranuar urdhër nga “shefi” i tyre të merren me “Qufën” për t’ju ikur problemeve të mëdha në vend, mbrëmjen kur Shefi i përgjimeve Goran Grujevski merrë 30 ditë paraburgim nga Prokuroria speciale. Ky i njejti që ka keqpërdorur detyrën duke montuar edhe raste kundër shqiptarëve vetëm për të mbrojtur “familjen” që ka uzurpuar pushtetin.
Kush duheshka të frikësohet nga ballafaqimi, “Qufa” apo BDI që publikisht i quan luftëtarët “terroristë”?!
Përshëndes dhe inkurajoj punën e rëndësishme që po bën Prokuroria speciale me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, që për momentin është shpresa e vetme e qytetarëve për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit dhe kthimin e demokracisë në vendin tonë.
Me respekt,
Zulfi Adili – Qufa”- mbaron reagimi i Adilit.