Një dhomë e vogël me qira, në të cilën zhvillohet një betejë e madhe për mbijetesë, është streha e familjes Halili nga Gazi Baba. Nëna e katër fëmijëve të vegjël është e papunë, ndërsa të ardhurat minimale mujore që marrin, paguajnë qiranë, përderisa furnizmi me ushqim mbetet në dorë të fatit. Shpesh bijnë të flenë të uritur, rrëfen me lot në sy, kryefamiljarja Fatime Halili e cila momentalisht ka rolin edhe të nënës, edhe të babait në familje.

FATIME HALILI, KRYEFAMILJARE

“Gjendjen financiare shumë dobët. Katër fëmijë i kam, banoj me qira, duhet ta paguaj çdo muaj rrymën, ujin, qiranë. 8000 denarë që i marrë të fëmijut të tretë paguaj. 8400 denarë i jap për qira, rrymë dhe ujë. Për të ngrënë dhe për të pirë kalojmë, ndonjëherë me bukë dhe ndonjëherë pa bukë”.

Ushqimi më special i tyre janë makaronat e ziera, por edhe ata ndonjëherë mungojnë në sofrën e tyre.

FATIME HALILI, KRYEFAMILJARE

“Ma tepër me makarona i usheqej fëmijët. Fëmijët lypin. Ky lyp ndërsa ata dy të tjerët janë më të mëdhenj dhe e di gjendjen qysh e kemi edhe nuk lypin. Edhe të uritur po të jenë nuk kërkojnë bukë,  bijnë dhe flejnë dhe zgjohen në mëngjes”.

Rolin e heroit në familje ka marrë fëmiju më i madh, i cili është vetëm 11 vjeçar,  por mundohet që t’ua siguroj kafshatën e gojës anërarëve të tjerë duke shitur faculeta.

FATIME HALILI, KRYEFAMILJARE

“Fëmiju më i madh 11-vjeçar del në pazar dhe shet palloma që këtij t’i blejmë qumësht. Del tërë ditën, sjell 200-300 denarë dhe me ato kalojna tanë muajin, me ato të holla jetojmë”.

Gjendja e rëndë financiare, u ka rrëmbyer atyre edhe gëzimin e festës së Bajramit dhe vitit të ri shkollor. Zonja Halili thotë se fëmijët e daj nuk mund t’i gëzohen kësaj feste, pasi nuk as çfarë të veshin dhe as çfarë të hanë atë ditë.

FATIME HALILI, KRYEFAMILJARE

“Për Bajram nuk kam për t’iu blerë veshje fëmijëve, as drekë Bajrami s’kam çfarë t’u jap fëmijëve. Por, Zoti është i madh, inshallah mendon për fëmijë për atë ditë. Ajo ditë është e fëmijëve, të gëzohen, të vishen me veshje të reja, ndërsa fëmijët e mij nuk kanë çfarë të veshin. Ditë Bajrami. As fletore nuk u kam blerë, as çanta, as asgjë. Gjithë i kanë blerë ndërsa fëmijët e mij akoma jo”.

Zonja Halili thotë se çdo ndihmë që i ofrohet është e mirëseardhur për të, andaj lut ata që kanë mundësi të solidarizohen me familjen e saj. /SHENJA/


Fatime Halili by tvshenjaofficial