Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka deklaruar se të gjitha institucionet shëndetësore pa përjashtim janë në borxhe. Ai ka thënë se përgjegjësia është për të gjithë drejtorët e përfshirë.

“Shpresoj se drejtorët e rinj nuk do të bëjnë gabime të këtilla dhe rregullisht do t’i paguajnë borxhet, që i kanë klinikat”, tha Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për vendosje të 25 tabelave në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze para institucioneve publike shëndetësore në qarkun e Qendrës klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Drejtoresha e Institucionit publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e IPSH Klinikat universitare, Enti dhe Qendra urgjente-Shkup, Shkodrane Dardhishta, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se borxhet e klinikave janë nga garnitura e kaluar dhe përpiqen sl bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe me drejtorët e rinj të klinikave të gjejnë zgjidhje për problemin. /SHENJA/