Këngëtari shkupjan, Shpat Kasapi pas ndarjes nga modelja e njohur, Afërdita Dreshaj u përfol shumë në media.

Ai kishte edhe disa lidhje tjera pas asaj me Dreshajn, por që nuk i zgjatën shumë. Prandaj, Shpati tash edhe zyrtarisht është single.

E në zemrën e tij natyrisht që vend të pazëvendësueshëm ka nëna e tij, që sot feston ditëlindjen.

Shpati me këtë rast ka zgjedhur disa fjalë të ëmbla për t’ia uruar ditëlindjen.

“Frymarja ime urimee nga thellesia e shpirtit. Te kam quajtur MBRETERESH dhe do te quaj keshtu gjithmon… Je udherrefyesja e jetes sime, te don sugari jot”, ka shkruar Shpati në një foto të së ëmës të postuar në profilin e tij në Instagram.