Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden sapo ka arritur në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.

Edhe pse më parë është njoftuar se ai do të takohet fillimisht me zëvendëskryeministrin serb Ivica Daçiq, i pari që e priti zëvendëspresidentin amerikan në aeroport ishte kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, shkruan telegrafi i Serbisë.

Aeroplani i delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëspresidenti Joe Biden, sapo ka arritur në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, edhe pse më herët u raportua se ai do të arrijë rreth orës 12:30, mirëpo për shkak të motit të keq, fluturimi nga Amerika ishte shtyrë.

Joe Biden nesër do ta vizitojë edhe Kosovën.