OBRM-PDUKM në Shtip ka dalur me reagim prej kur u publikuan informacionet se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Isar” ishte sulmuar nga këshilltari i LSDM-së, në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga grupi i këshilltarëve të LSDM-së.

 

“Ishim dëshmitarë në një skandal të paparë. Në mungesë të argumenteve këshilltari i LSDM-së, Miki Todorov, i cili është edhe sekretar i organizimit komunal të LSDM-së, së pari verbalisht dhe pastaj edhe fizikisht e ka sulmuar drejtorin Angjel Bojaxhiev. I bëjmë pyetje publike udhëheqësisë së LSDM-së në Shtip, se a është kjo sjellje pjesë e konceptit dhe funksionarëve të tyre për realizimin e projekteve dhe programit të tyre?”, deklaroi Ivan Jordanov, nga Këshilli komunal i OBRM-PDUKM-së në Shtip.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të zbardhin këtë rast./Telegrafi/