Burime partiake pranë BDI dyshojnë se ka marrëveshje midis Lëvizjes BESA dhe PDSH për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Sipas tyre, kjo marrëveshje po mbahet e fshehtë dhe se do të jetë funksionale në raundin e dytë, varet se cila parti do të ketë më shumë vota dhe do ta kalojë ate.

Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, në një takim me strukturat partiake në Studeniçan të Shkupit ka treguar mos arritjen e marrëveshjes, por duke mos dhënë detaje për dështimin e saj.

Thaçi ju tha mbështetësve të partisë se takimi ishte bërë me Kasamin me qëllim që të bashkëpunojnë para zgjedhjeve lokale por një bashkëpunim i tillë nuk u arrit.

”Nuk është e udhës të tregohen detajet e bisedës, por bashkëpunimi nuk u arrit me Lëvizjen Besa.” tha Thaçi.

Thaçi gjithashtu tha se ligji për gjuhët që u miratua në Qeveri të Maqedonisë është i njejti që është miratuar sot e 15 vite dhe nuk ka përparim nga kjo situatë.