Shpërbërja e Kuvendit dhe nënshkrimi i zgjedhjeve nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski ka mbyllur mundësinë e harmonizimit të njësive zgjedhore. I pyetur nga TV SHENJA se si e komenenton mbajtjen e zgjedhjeve me mundësi që ato të jenë antikushtetuese, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski deklaroi se me nënshkrimin e zgjedhjeve Kuvendi e ka kryer punën e tij.

“Pas nënskrimit tonë të vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, unë do ta dorëzojë vendimin deri në KSHZ si organ për zbatimin e zgjedhjeve dhe mendoj se ata do të japin përgjigje më të mirë për këtë çështje”, tha kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Por sipas profesorit universitar, Osman Kadriu, Komisioni shtetëror nuk mund të bëjë ndryshime të Kodit Zgjedhor, por ka për obligim vetëm zbatimin e zgjedhjeve sipas ligjit në fuqi.

“Këto çështje që i përmenda janë çështje ligjore, janë materie ligjore, aty nuk mund të bëjë asnjë ndryshimi në ligj në Kodin zgjedhor KSHZ, ai është i obliguar konform pozitës që ka, konform kopetenës që ka ta zbatoj ligjin kështu siçp është a a ka ligji manësi a nuk ka, a është dashur të bëhet ndrysdhimi i lighjit ajo është kon petencë e parlamentit”, tha profesori universitar, Osman Kadriu.

Profesori i të drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, vlerëson se Kuvendi i shpalli zgjedhjet duke cënuar më shumë dispozita kushtetuese dhe për këto organet kompetente nesër do të duhet të japin përgjigje.

“U cënua afati kushtetues nga momenti i shpërbërjes së parlamentit deri në datën kur duhet të mbahen zgjedhjet, dhe çështja e dytë antikushtetuese, anti-ligjore, andi-kodit zgjedhor është mosharmoniozimi i njesive zgjedhore nga aspekti i numrit të votuesve nëpër njesitë zgjedhre, ne këtu kemi shkelje ligjore. Edhe nga ky aspekt do të ketë nevojë që organi përkatës i shtetit të prononcohet a janë, a do të jenë dhe a do të pranohen zgjedhjet se janë ligjore, kushtetuese, kredibile, juridike e kështu me radhë”, theksoi Kadriu.

Sipas tij, pushteti edhe pse është prononcuar se do të ketë zgjedhje, ai edhe vet mendon se nuk do të ketë zgjedhje. Ai vlerëson se në zgjedhjet e 11 dhjetorit beteja duhet të fitohet në dy nivele dhe atë në kualitet të lartë të procesit zgjedhor ku duhet të kemi zgjedhje kredibile, të qeta, në përputhje me ligjin, kodin dhe kushtetutën, dhe e dyta që rezultatet e zgjedhjeve të pranohen nga të gjithë pjesëmarrësit./Shenja