Partia e koalicionit të qeverisë greke, “Grek të Pavarur”, në kongresin partiak ka sjellë tri rezoluta duke përfshirë edhe atë për emrin e Maqedonisë.

“Grekët e pavarur nuk e pranojnë shfrytëzimin e termit Maqedoni ose si do që të jetë forma e nxjerrë në emrin e fqinjësisë veriore”, shkruan rezoluta e partisë së Panos Kamenos, ministër i mbrojtjes në qeverinë greke.

 Rezoluta e dytë ka të bëjë me varrezat e luftëtarëve grek në Shqipëri, për të cilën partia kërkon që Tirana oficiale ta respektojë marrëveshjen e vitit 2010.