Ndodhi edhe kjo në Maqedoni, të organizohet kampanjë anti-Nato dhe anti-BE në një nga mediat më të sponzoruara nga qeveria, Kanal 5.

Duket që disponimi i qeverisë kundër integrimit euro-atlantik dhe faktorit ndërkombëtar del në sipërfaqe dhe nuk fshihet pas Milenkove, Mirkave dhe Nikovave. Në emisionin “Mirëmëngjesi Maqedoni” temë e ditës ishte: Samiti i NATO-s në Varshavë – A duan qytetarët e Maqedonisë të bëhen pjesë e Aliansës së Nato-s?
Por qytetarët e shumtë që lajmëroheshin drejtpërdrejt në emision kritikonin emisionin por edhe tendencat për të krijuar opinion publik të rrejshëm nga ajo që në fakt është.

Një tha se: “partitë në pushtet thonë se shtetet fqinje i kemi armiq. Si na u bënë të gjitha vendet fqinje armiq, kur në pushim shkojmë edhe në Greqi, edhe në Bulgari dhe Shqipëri. Madje në Shqipëri dhe Greqi kemi trajtim më të mirë si qytetar të huaj se sa në shtetin tonë si qytetar vendas”!

Një qytetar tjetër u shpreh se: “kampanjat e nxitura indirekt nga politika ditore e qeverisë kundër Nato-s dhe BE-së janë marrëzi dhe budallallëk përshkak se Nato-ja na modernizoi ushtrinë, ndërsa mbi 40 operacione ushtarake dhe trajnime të përbashkëta ka bërë Maqedonia me forcat e Natos. Sa i përket Rusisë, Rusia nuk ka bërë asnjiher donacion për vendin, as ushtarakisht, as ekonomikisht. Nuk mund të krahasojmë kontributin e hsteteve si Gjermania, Austria, Holanda, dhe Rusisë që është 0

 

“Një tjetër teleshikues tha se nëse BE dhe NATO s’qenkan opsione ashtu si mendojnë megafonët e qeverisë, atëherë cila është alternativa? Mos është Rusia? E pra nëse Rusia qenka alternativë atëherë BE-ja le ti ktheje vizat dhe ti ndërprese ndihmat financiare ndaj Maqedonisë, pa të shohim se sa do ju ndihmoje Rusia, Kina apo dikush tjetër”.