Gianluigi Buffon i ka thënë lamtumirë Juventusit në ndeshjen përfundimtare të edicionit 2017/18, teksa kampioni e mposhti Veronën shtëpi të shtunën në mesditë.
Juventus, i shpallur kampion i Serisë A për herë të shtatë më radhë një javë para përfundimit të kampionatit, ishte nikoqir i Veronës në “Allianz Stadium” në atë që ishte ndeshja e lamtumirës e legjendës së skuadrës, Gianluigi Buffonit, duke shënuar fitore 2-1.
Buffon ishte titullar në ndeshjen e tij të fundit për skuadrën në të cilën i kaloi plot 17 vjet para se të zëvendësohej nga Pinsoglio kur kishin mbetur më pak se 30 minuta deri në fund të takimit. Buffon ende nuk ka vendosur nëse do t’i varë dorezat apo të luajë për ndonjë skuadër tjetër.
Një pjesë e parë e baraspeshuar mes dy skuadrave mbaroi pa gola.
Megjithatë, “Zonja e vjetër” u fut furishëm në pjesën e dytë duke shënuar dy gola brenda dy minutave, me Daniele Ruganin dhe super Miralem Pijanicin, që realizoi nga goditja e dënimit.
Verona reagoi rreth 15 minuta para fundit të takimit kur Cerci e ngushtoi epërsinë në 2-1.
Në fund të ndeshjes, Stephan Lichtsteiner e humbi penalltinë.
Juventus e mbyll kampionatin e sivjetmë me 95 pikë, ndërsa Verona përshëndetet nga Serie A me vetëm 25 pikë të grumbulluara gjatë gjithë kampionatit.