merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel, është shprehur publikisht përpara mediave se nuk është e shqetësuar për marrëveshjen midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, e cila synon të ndalojë fluksin e emigrantëve në Evropë, pasi që homologu i saj turk ka provuar të kushtëzojë Bashkimin Europian në momente kritike. Por zonja e “hekurt” nuk i pranon lojërat për liberalizimin e vizave për Turqinë pa përmbushur 72 Ligjet të cilat ia ka parashtruar BE-ja.
“Unë nuk jam e shqetësuar. Ndoshta disa pyetje kërkojnë shumë e më shumë kohë, por në parim ne jemi ne, si di që të jetë marrëveshja mund të vazhdojë ose jo”, tha Merkel, transmeton Indeksonline.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, paralajmëroi Bashkimin Evropian se parlamenti turk do të bllokoi marrëveshjen me BE-në nëse nuk u liberalizohen vizat turqve.

Udhëheqësit e BE-së vazhdimisht kërkojnë që Turqia t’i përmbush 72 kushtet dhe të futet në regjimin pa viza, kërkesë e BE-së është poashtu të ndryshohet ligjet mbi anti-terrorizmit, e cila duket të jetë veçanërisht e diskutueshme.