Sot në kuadër të fushatës zgjedhore Adnan Neziri kandidati i Aleancës për Shqiptarët vizitoi një ndër fabrikat më të sukseshme të rajonit të Tetovës, qumështoren ‘Munevere’. z. Neziri  nga  afër nga drejtuesit e kësaj fabrike  u njoftua   për sukseset dhe vështirësitë me të cilët ballafaqohet jo vetëm qumshtorja Munevere por edhe prodhuesit  e tjerë vendor   të rajonit të Tetovës.

Me këtë rast Adnan Neziri  në bashkëbisedim me drejtuesit e fabrikës  theksoi se :  Ne si kandidat për të menaxhuar me komunën e Tetovës, në platformën tonë zgjedhore  prioritet kryesor do të kemi kujdesin ndaj prodhuesve vendor, duke ju ofruar mbështetje maksimale, duke ndihmuar prodhuesit vendor, sepse janë këto prodhues që gjenerojnë vende të reja pune dhe drejtpërdrejt ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.