Kanddiati për deputet i BDI-së, Artin Spahiu përmes një postimi në facebook atakon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati lidhur me nismën e fundit për takimet me krerët e partive shqiptare për mundësinë e unifikimit të tyre.

Ja se çka shkruan kandidati për deputet i BDI-së.

I njohur për mënyrën e paparashikueshme dhe pak të papërgjegjëshme të politikbërjes, kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama, pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, ftoi liderët e katër partive politike të shqiptarëve në Maqedoni.
Pak si nënvlerësues, z.Rama mundohet që të luaj rolin kushtetues , por nuk mendoj se ka gjetur momentin dhe në mënyrën e duhur.
I prirur nga mentaliteti paternalist në raport me shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, kryeministri Rama nuk e di çfarë mund t’u thotë liderëve shqiptarë në Maqedoni pas rezultatit zgjedhor dhe hupjes së disa deputetëve shqiptarë si pasojë e fragmentarizimit të votës shqiptare dhe rrjedhjes së votës te partitë maqedone? A ka mundësi tani që ai të thërrasë në bashkim të partive shqiptare në Maqedoni, gjersa këtë punë më së miri e dinë vetë partitë shqiptare në Maqedoni.
Këtë iniciativë, realisht obligimin e tij kushtetues, kryeministri duhej ta kryente shumë më herët. Ai duhej të reagonte dhe të thirrte në unifikim të shqiptarëve para zgjedhjeve dhe mos lejonte përçarjen dhe rrjedhjen e votës shqiptare. Atëherë kur në mënyrën më njerëzore alarmonte lideri i shqiptarëve në Maqedoni, z.Ali Ahmeti, i cili me ndërgjegje kombëtare dhe politike u bënte thirrje partive politike opozitare shqiptare që të bashkohen, edhe me koston e humbjes së BDI-së, por vetëm shqiptarët mos humbiin. Pse z.Rama dhe i gjithë faktori politik shqiptar u treguan të shurdhër atëherë? Pse ata u treguan indiferent dhe sot, pasi u krijua dëmi, z.Rama po na u kujtua që të “qajë mbi kufomën”?
Këtë iniciativë akoma më e dyshimtë bëhet nëse bazohemi në deklaratën e z.Bushati, ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë, i cili me një qëndrim më shumë sorosoid se sa shqiptar, në mënyrë perfide arsyetoi votën shqiptare për LSDM-në dhe ngriti në vendin e pamerituar një eksponent shqipfolës të LSDM-së, Mukin e famshëm. Tani ne nuk e dimë se a është në të njëjtin mendim edhe kryeministri Rama?
Nëse edhe Rama do të ishte i këtij mendimi, atëherë edhe iniciativa e tij më shumë paradeske, nuk do të kishte qëllimin kombëtar, por më shumë elektoral. Ndersa, nëse do të bazohemi në thash e thëmet se , si z.Rama ashtu edhe z.Zaev janë figura të investuar nga SOROS dhe në qoftëse Rama do të insistonte në koalicionim të shqiptarëve me “sorosoistin” Zaev, atëherë z.Rama nuk ka kryer detyrimin kushtetues dhe kombëtar, por atë sorosoiste.
Shpresojmë se gjërat do shkojnë mire dhe se shqiptarët edhe pse në këto zgjedhje pësuan, ata më shumë se kurrë u faktorizuan. Prandaj, partitë shqiptare nuk duhet të ndikohen nga askush përveç nga interesat e shqiptarëve në Maqedoni!